Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka bërë thirrje se ky është momenti që Shqipëria të tregojë “udhëheqje” në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Në konferencën e zhvilluar nga OSBE kundër trafikut të qenieve njerëzore, Kim tha se kushdo që angazhohet në veprimtari të tilla të paligjshme nuk do t’i lejohet hyrja në SHBA dhe do t’i sekuestohet çdo pasuri që ka në lidhje me SHBA.
“Falë reformës në drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurave dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha ndër të tjera Kim.
Sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Trans-Kombëtar, trafikantët e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri kanë fituar rreth 11.5 milionë euro gjatë 2020.
Rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri vitin 2020.