Ambasadorja Kim thirrje që kandidatët për deputetë t’i nënshtrohen vetingut

Nga Exit News
Ambasadorja Kim thirrje që kandidatët për deputetë t’i nënshtrohen vetingut

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i bëri thirrje partive politike të bëjnë vetingun e kandidatëve për deputetë.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan:

“Kujdes: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, kryetarët e tyre do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët nën logon e tyre. Ju lutem vetoni kandidatët tuaj- mos i ofendoni votuesit, mos cenoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.”

Postimi i Kim vjen pak minuta para mbledhjes Këshillit Politik në orën 17:00.

2 komente

  1. Odise jorgji Caci Vlore 24 Korrik, 2020 në 10:00 pm

    Zonja ambasadore.Une ju pergezoje per cka beni per Shqiperine.Politika shqiptare duhet drejtuar drejt Perendimit.Ju me te drejte shtroni kushtin se deputetet duhet te kalojne ne filter.Une jam nje pensionist me arsim te lart histori,me graden shkencore docent,45 vjet pune me njè pension 286oo leke te reja.Nuk kam shkuar kurre me pushime se leket nuk na dalin.Duam ilacet e glaukomes dhe tensionit te larte.Jam autore i disa teksteve universitare,por nuk mu dha mundesia pas daljes ne pension asnje ore.Ju pergezoje per cka beni per ne shqiptaret.

  2. Petro Dhimitri 6 Gusht, 2020 në 1:49 pm

    Vetingu i kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2021 ËSHTË DOMOSDOSHMËRI. Jo vetëm kaq, vetingu duhet të aplikohet çdo dy vjet për kryeministrat, presidentin, ministrat, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve qendrore. Vetëm duke vepruar kështu Shqipëria ka për ta zvogëluar në maksimum korrupsionin. Ju faleminderit, Zonja Ambasadore për ndihmën e madhe që po i jepni popullit shqiptar të shumëvjedhur nga klasa politike e korruptuar. Për përkushtimin tuaj të ndershëm dhe të guximshëm ju adhurojmë. E thënë më thjesht, JU KEMI NË ZEMËR.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme