Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i kërkoi Presidentit Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi të bashkëpunojnë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të vitit.
Përmes një Twitteri, sot (18 shtator), ambasadorja Kim falenderoi presidentin Meta dhe kryeparlamentarin Ruçi për këmbënguljen e tyre për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ajo kërkoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda 2020.
Postimi i plotë i ambasadores:
“Falenderoj Presidentin Meta dhe kryetarin e Kuvendit Ruçi, që e bënë ët qartë se Shqipëria duhet të ketë nëj Gjykatë kushtetuese funksionale TANI. Ne jemi darkord. Duke marrë parasysh opinion e Komisionit të Venecias, këto dy drejtuesë duhet të punojnë me institucionet e përgjegjëse për të ngritur GJK brenda 2020”.