Ambasadorja suedeze Hastad: Kritikoj ligjet që kontrollojnë median, ligje të reja nuk janë zgjidhje

Ambasadorja suedeze Hastad: Kritikoj ligjet që kontrollojnë median, ligje të reja nuk janë zgjidhje

Ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Hastad kritikoi nismën e qeverisë Rama për projektligjet e medias dhe shpejtësinë me të cilën po i miraton ligje të reja, në vend të formave të tjera që përdorin vendet europiane.

Në një intervistë për emisionin Diplomaticus, në News 24, ambasorja u shpreh:

“Jam shumë kritike ndaj ligjeve që përpiqen të kontrollojnë median në çdo vend. Mendoj se liria e shprehjes dhe liria e medias është vërtet një nga themelet e një shoqërie demokratike.”

Ambasadorja theksoi se megjithëse askush nuk ka dëshirë të lexojë lajme të rreme, hartimi i një legjislacioni të ri nuk është mënyra më e mirë:

“Çdo vend, jo vetëm Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme kur vjen çështja te legjislacioni i ri, sepse edhe nëse thua se dëshiron të shpëtosh vendin nga lajmet e rreme, nuk jam e sigurtë që krijimi i ligjeve të reja është mënyra më e mirë për të ecur përpara.

Ndoshta nevojitet ndërtimi i kapaciteve, por për legjislacion nuk jam e sigurtë. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm kur nxjerrim legjislacion të ri në fushen e medias.”

Po sot, dhe ambasadori austriak kundërshtoi miratimin e projektligjeve për median nga qeveria Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>