Ambasadorja Amerikane Yuri Kim u shpreh se Ministri i brendshëm Lleshaj do të sqarojë me dokumenta ndryshimet e adresave të qytetarëve pa dijeninë e tyre, të denoncuara nga emisioni Boom, në Ora News.
Ambasadorja përmes një postimi në Twitter theksoi rëndësinë e zbatimit të identifikimit biometrik sikurse është rënë dakord në marreveshjen e 5 qershorit.
“Kisha një diskutim të mirë me ministrin Lleshaj për bashkepunimin e dy vendeve në fushën e krimit, për organizimin e zgjedhjeve dhe zbatimin e identifikimit biometrik”, shkroi ambasadorja në Twitter.