Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim shprehu mbështetjen e saj për punën e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK). Ajo i inkurajoi prokurorët e SPAK të vazhdojnë hetimet dhe të mos dorëzohen.
Në një postim në Twitter, të hënën, ambasadorja shkroi se:
“Hetimet dhe akuzat e SPAK-ut janë inkurajuese — një shenjë e qartë që SPAK po ecën hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vazhdoni rrugën. Qendroni të fortë. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA jane me popullin shqiptar në mbështetje të reformës në drejtësi”.