Ambasadorja Yuri Kim siguron qytetarët për ruajtjen e votës nga ndërkombëtarët

Nga Exit News
Ambasadorja Yuri Kim siguron qytetarët për ruajtjen e votës nga ndërkombëtarët

Ambasadroja e SHBA-ve Yuri Kim bëri thirrje për proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë. Ajo u shpreh se autoritetet kanë përgjegjësi për ruajtjen e votës, “njësoj edhe ndërkombëtarët janë këtu për të siguruar këtë proces”.

Në një deklaratë për median, pas takimi me Kryekomisionerin Celibashi, Kim kërkoi dënimin e përgjegjësve të ngjarjes së Elbasanit, pa përjashtim, pa trajtim të posaçëm:

“Sikurse e kanë theksuar shumë persona, zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen, jo me të shkuarën.

Gjëra të tilla të tmerrshme siç kanë ndodhur në të shkuarën, si grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, duhet të mbeten në të shkuarën.

Kjo është diçka e papranueshme për një vend që është anëtare e NATO dhe aspiron të futet në BE. Është përgjegjësi e udhëheqësve, që ndodhen në pozicionet më të larta drejtuese të vendit, të bëjnë thirrje për qetësi, të sigurohen që do të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë”.

Ambasadorja falenderoi “z. Rama dhe z. Basha, që kanë bërë thirrje për qetësi dhe që të mos pranohet dhuna, si dhe që të mund të votohet më 25 prill”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>