Ambasadori gjerman: Palët respektuan vendimin e parlamentit gjerman, të vijojë dialogu për hapat e tjerë

Nga Exit News
Ambasadori gjerman: Palët respektuan vendimin e parlamentit gjerman, të vijojë dialogu për hapat e tjerë

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf përgëzoi palët politike për miartimin e marrveshjes së 5 qershorit.

Në një postim në Facebook, Zingraf pohoi se palët kanë zbatuar siç duhet vendimin e parlamentit gjerman, i cili kërkonte përfshirje të të gjitha forcave poltike në hartimin e Reformës Zgjedhore.

“Parlamenti shqiptar ka miratur ditën e sotme ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ka implementuar kësisoj marrëveshjen e 5 qershorit të negociuar mbi bazën e rekomandimeve të ODHIR-it në Këshillin Politik.

Në pikën e reformës zgjedhore të vendimit të tij të shtatorit 2019 Bundestag-u Gjerman fliste për një „dialog të hapur, ku të përfshihen të gjitha forcat politike“. Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave.”

Zingraf i bëri thirrje palëve politike të vijojnë me dialogun për të gjitha hapat e tjetër si dhe të sigurojnë zbatimin e marrëveshjes në një kohë të mjaftueshme.

“U bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen.

Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>