Amerika i shpall luftë epidemisë së drogës dhe opiateve

Amerika i shpall luftë epidemisë së drogës dhe opiateve

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon dënim me vdekje për trafikantët e drogës në SHBA. Ai u shpreh se administrata e tij i ka shpallur luftë “epidemisë së opiateve”. Trump bëri publik planin e tij për luftën ndaj drogës ditën e enjte, në një takim në New Hampshire.

Plani i presidentit përfshin tre aspekte: ashpërsimin e masave penale përfshirë edhe dënimin me vdekje, uljen e kërkesës përmes edukimit; luftën ndaj trafikut të paligjshëm të drogës, duke ulur sasinë e drogës që hynë në SHBA dhe rritja e mundësive për trajtimet kundër varësisë ndaj opiateve.

Presidenti propozoi rritjen e aksesit për trajtim për personat që kalojnë në mbidozë dhe nisjen e një fushate ndërgjegjësim për të rinjtë, e njëjtë me fushatën “Thjesht thuaj Jo” të ndërmarrë më parë nga ish-Presidenti Regan.

Ai u shpreh se:

Çështja nuk është të tregohemi të mirë. Këto janë njerëz të këqij, dhe ne duhet të tregohemi të ashpër kundrejt këtyre njerëzve. Ne mund të ngrejmë sa komisione të duam. Por nëse ne nuk tregohemi të ashpër me trafikantët, ne jemi duke humbur kohë — duhet vetëm të kujtoni se ne po humbim kohë — dhe se kjo ashpërsi përfshin edhe dënimin me vdekje.

Këto trafikantët vrasin mijëra persona gjatë jetës së tyre. Arrestohen, bëjnë një muaj burg. Nëse nuk përdorim mjetet të forta, bëjmë gabim. Këtu bëhet fjalë për të zgjidhur në problem të ndërlikuar dhe nëse e luftojmë siç duhet nuk do të arrijmë askund.Unë dua ta fitoj këtë luftë.

Nuk do të ndalojmë deri në fund dhe ju them se kjo sëmundje e varësisë ndaj drogës, në Amerikë do të ndalojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>