Deri më 31 dhjetor, vetëm rreth 2.8 milion amerikanë kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid, duke e lënë Amerikën shumë larg synimit për të vaksinuar 20 milion njerëz këtë muaj.
Teksa dozat e vaksinave janë shpërndarë në shumë prej vendeve të destinuara, si shtëpitë e të moshuarve apo qendrat shëndetësore, ajo që po çalon është procesi i bërjes së vaksinave.
Në qendrat e kujdesit afatgjatë, vetëm 170 mijë njerëz morën dozën, edhe pse 2.2 milion doza u shpërndanë.
Rreth 14 milion doza të vaksinave nga Pfizer dhe Moderna janë shpërndarë në Amerikë deri më tani, sërish larg qëllimit për të transportuar 20 milion doza këtë muaj.
Në fillim të dhjetorit, zyrtarët pohuan se do të kishin 40 milion doza të disponueshme këtë muaj, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion Amerikanë me një regjim me dy doza.
Më 4 dhjetor, Komisioneri i FDA-së Stephen Hahn i tha Reuters se vaksinimi i 20 milion amerikanëve deri në fund të vitit ishte realist, në varësi të fushatës së vaksinimit.
“Qeveria Federale ka shpërndarë vaksinat nëpër shtete. Tani u takon shteteve të administrojnë. Nisni punën!” shkroi presidenti Donald Trump në Twitter.
Zyrtarët lokalë të shëndetit publik i thanë Reuters se mungesa e fondeve federale për shpërndarjen e vaksinave i ka penguar ata të punësojnë personelin e nevojshëm.
“Ne e dimë që duhet të jetë më mirë dhe po punojmë shumë për ta bërë atë më mirë,” tha shefi i këshilltarit të Operacionit Warp Speed, Dr. Moncef Slaoui.
Vaksini i 21 milion punonjësve të kujdesit shëndetësor të vendit filloi në 14 dhjetor.
Rreth 51 milion punëtorë thelbësorë të vijës së frontit të SHBA, si zjarrfikësit, policia dhe mësuesit, si dhe njerëzit mbi 75 vjeç janë të parët që duhet të vaksinohen.