
Qeveria Amerikane synon të shkurtojë nga 14 në 7, numrin e vaksinave eksperimentale anti-koronavirus që do të vazhdojnë të mbështeten financiarisht dhe do të kalojnë në fazat e tjera të studimit. Qeveria tha se do të zgjedhë shtatë vaksina kandidate për prova klinike tek njerëzit.
Të martën, 16 qershor, Departamenti Amerikan i Shëndetit njoftoi se ka financuar më shumë se 2 miliardë dollarë për të financuar prodhimin e një vaksine sa më shpejt.
Aktualisht një vaksinë është duke u testuar nga kompania AstraZeneca Plc (AZN.L) së bashku me Universitetin e Oksfordit, një nga kompania Moderna Inc dhe një nga kompania Johnson & Johnson (JNJ.N).