
Amnesti International ka bërë thirrje që të ngrihet një mekanizëm ndërkombëtar për të hetuar shpërthimin e ndodhur në portin e Bejrutit.
“Çfarëdo që mund ta ketë shkaktuar shpërthimin e djeshëm, përfshirë edhe mundësinë e ruajtjes së pasigurtë të një sasie të madhe nitrati, Amnesti International kërkon vendosjes e një mekanizmi ndërkombëtar pë hetimin e ngjarjes”, tha Julie Verhaar, Serkretar i Përgjithshëm i Amnesti International, ditën e mërkurë, në një njoftim për shtyp.
Amnesty International beson se nje hetim ndërkombëtar, i lirë nga çdo ndërhyrje politike është i domosdoshëm për të siguruar besim në drejtësi dhe shpërblimin e duhur për viktimat.
Organizata, gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisin ndihmat humanitare në Liban, në një kohë që vendi po përjeton krizë ekonomike dhe pandeminë e Covid.-19.
Dje, një shpërthim i fortë në zonën e portit të Bejrutit, në Liban vra 135 persona dhe plagosi më shumë se 4000 të tjerë. Presidenti libanez tha se shpërthimi u shkaktua nga shpërthimi i 2 750 ton nitran amonium, i ruajtur në mënyrë të pasigurtë në një magazinë.