Amnesti International kërkon hetim ndërkombëtar për shpërthimin në Liban

Nga Exit News
Amnesti International kërkon hetim ndërkombëtar për shpërthimin në Liban

Amnesti International ka bërë thirrje që të ngrihet një mekanizëm ndërkombëtar për të hetuar shpërthimin e ndodhur në portin e Bejrutit.

“Çfarëdo që mund ta ketë shkaktuar shpërthimin e djeshëm, përfshirë edhe mundësinë e ruajtjes së pasigurtë të një sasie të madhe nitrati, Amnesti International kërkon vendosjes e një mekanizmi ndërkombëtar pë hetimin e ngjarjes”, tha Julie Verhaar, Serkretar i Përgjithshëm i Amnesti International, ditën e mërkurë, në një njoftim për shtyp.

Amnesty International beson se nje hetim ndërkombëtar, i lirë nga çdo ndërhyrje politike është i domosdoshëm për të siguruar besim në drejtësi dhe shpërblimin e duhur për viktimat.

Organizata, gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisin ndihmat humanitare në Liban, në një kohë që vendi  po përjeton krizë ekonomike dhe pandeminë e Covid.-19.

Dje, një shpërthim i fortë në zonën e portit të Bejrutit, në Liban vra 135 persona dhe plagosi më shumë se 4000 të tjerë. Presidenti libanez tha se shpërthimi u shkaktua nga shpërthimi i 2 750 ton nitran amonium, i ruajtur në mënyrë të pasigurtë në një magazinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>