Anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja u betua, mesditës e së martës, para presidentit Ilir Meta.
Bejtja u dekretua të hënën nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo zëvendësoi në GJK, ish-anëtarin Besnik Muçi.
Noterja Sonila Bejtja ishte propozimi i vetmën në listën e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, tek presidenti Meta.
Për këtë vend kishin aplikuar dhe Altin Binaj e Zhaklina Peto.
Por Binaj u zgjodh anëtar në GjK, pasi kishte kandiduar dhe për një post tjetër. Ndërsa Peto ka paditur KED-in pasi pretendon se është përjashtuar nga gara në kundërshtim me ligjin dhe vullnetin e saj.