Anëtarja e trupës së Vettingut, Suela Zhegu kallëzohet në SPAK

Nga Exit News
Anëtarja e trupës së Vettingut, Suela Zhegu kallëzohet në SPAK

Një tjetër anëtare e trupës së Vettingut është kallëzuar në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion (SPAK).

Suela Zhegu, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.

Gjyqtari, i cili është në proces të kryerjes së rivlerësimit të figurës nga KPK që nga viti 2018, akuzon Zhegun se ajo ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë.

Me këtë akuzë i është drejtuar prokuroisë edhe bashkëhsortja e vëllait të Suelës, si raporton Shqiptarja.com.

Njëkohësisht gjyqtari  Malaj akuzon edhe bashkëhsortin e Suela Zhegut si një person që ka probleme me drejtësinë.

Në vitin 2018, Suela Zhegu është hetuar nga Operacioni Ndërkomëbtar i Monitorimit për konflikt interesi, pasi ishte pjesë e trupës që do të gjykonte një gjyqtar që për disa kohë ka qënë relator i çështjes në ngarkim të bashkëhsortit të saj, i akuzuar nga Prokuroria e Durrësit për ekspertim të rremë.

Zhegu vijoi të ishte pjesë e trupës që vlerësoi gjykatësin, pavarësisht konfliktit të pastër të interesit.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme