Angela Merkel është “Njeriu i Vitit” i Revistës Time

Kancelarja Gjermane Angela Merkel u zgjodh “Njeriu i Vitit” nga revista Time. Qëndrimet e saj gjatë krizës së refugjatëve të Evropës, krizës financiare greke dhe konfliktit Rusi – Ukrainë kanë qenë arsyet kryesore në përzgjedhjen e Zonjës Merkel si personi i vitit.

“Liderët testohen vetëm kur njerëzit nuk duan t’i ndjekin. Angela Merkel është Person i vitit se ka kerkuar nga vendi i saj më shumë se sa shumica e politikanve do të guxonin, ka qëndruar e patundur kundër tiranisë dhe përshtatjes dhe ka udhëhequr me nje moral të pa lëkundur në një botë ku morali është i pakët.” -tha redaktorja e revistës Time, Nancy Gibbs në një deklaratë të lëshuar të mërkurën .

Personat e tjerë në listë përveç kancelares gjermane janë: udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr Al-Baghdadi, kandidati për president i SHBA-së Donald Trump, Presidenti Iranian Hassan Rouhani, themeluesi i kompanisë Uber Travis Kalanick dhe lëvizja “Jetët e të Zinjëve kanë rëndësi”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>