Apeli vendos gjykim në gjendje të lirë për dy infermieret që bashkëpunonin me Tire Alldervishin

Apeli vendos gjykim në gjendje të lirë për dy infermieret që bashkëpunonin me Tire Alldervishin

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Shyqyrie Koçi dhe Mira Bushi, nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Koci dhe Bushi ishin mes 3 infermiere të spitalit Covid2, që u arrestuan në fillim të shkurtit si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Mbi to rëndon akuza për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Sipas prokurorisë të katërta kishin krijuar një skemë për zhvatjen e pacientëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të shtruar atje si pasojë e infektimit me koronavirus. Ato merrnin përfitime të paligjshme nga familjarët në këmbim të premtimeve për përkujdesje ndaj pacientëve.

Më 23 shkurt, ishin liruar nga qelia edhe Sidorela Çela dhe Rukie Hoxhaj, gjithashtu të akuzuara si bashkëpunëtore të sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme