Aplikacioni kinez TikTok ka paralajmëruar se do të padisë presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka urdhëruar kompanitë amerikane të bëjnë biznes me aplikacionin brenda 45 ditëve.
Kompania njoftoi se ishte ‘e tronditur’ nga urdhëri ekzekutiv që Trump ka nënshkruar mbrëmjen e 6 gushtit.
TikTok tha që do të “ndjekë të gjitha mjetet juridike në dispozicion” për “të siguruar që sundimi i ligjit të prevalojë”.
Një ditë më parë, presidenti Trump lëshoi dy urdhëra për të ndaluar kompanitë amerikane të bëjnë transaksione dhe biznes me kompanitë pronare kinezë të dy aplikacioneve, TikTok dhe ËeChat.
Trump pretendon se aplikacionet kineze përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare amerikane për shkak të lidhjeve me Kinës. ai pretendon se kompanitë mund të detyrohen të “mbështesin dhe bashkëpunojnë me Shërbimet Sekrete të kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze”.
Po ashtu, Trump ka paralajmëruar se nëse TikTok nuk shitet tek një firmë amerikane deri në 15 shtator, atëherë ai do të dalë jashtë përdorimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Do të mbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose një kompani tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje”, ka deklaruar Trumpi para gazetarëve.
Kompania Microsoft është në negociata me kompaninë kineze që zotëron TikTok-un dhe kërkon të blejë operacionet e aplikacionit kinez në territorin amerikan.