Aplikacioni Telegram mirëpret 70 milionë përdorues të rinj

Nga Exit News
Aplikacioni Telegram mirëpret 70 milionë përdorues të rinj

Aplikacioni Telegram fitoi rreth 70 milionë përdorues të rinj gjatë perjudhës që aplikacionet e kompanisë Facebook një ditë më parë dolën jashtë funksionit.

Lajmi u bë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Pavel Durov i cili tha: “Mesatarja ditore e rritjes në Telegram ka tejkaluar normën dhe ne kemi mirëpitur 70 milionë persona nga platformat tjera në një ditë”.

Të hënën, miliona njerëz nuk patën qasje në aplikacionet Facebook, Instagram, Messenger dhe ËhatsApp për gati gjashtë orë.

Facebook ia mveshi fajin disa ndryshimeve në konfigurim për mosfunksionimin.

Durov shtoi se, si rrjedhojë e fluksit të ri, disa përdorues në Shtetet e Bashkuara mund të jenë përballur me shpejtësi më të vogël.

Nënkryetarja ekzekutive e komisionit Europian, njëkohësisht edhe Eurokomisionere për Konkurrencën, Margrethe Vestager, e cilësoi shkëputjen shenjë të monopoleve që kompanitë e mëdha kanë krijuar mbi tregun e telekomunikacionit.

Ndërkohë, Rusia deklaroi se incidenti i dha të drejtë Moskës që ka zhvilluar platformat e saj në internet dhe rrjetet sociale, sipas një raportimi nga agjencia e lajmeve Reuters.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>