
Televizioni shtetëror në Arabinë Saudite njoftoi të dielën se vendi do të lejojë pelegrinazhin në Mekë këtë vit, por në kushte që i përshtaten pandemisë.
Televizioni citoi Minsitrinë e Pelegrinazhit duke thënë se “Mekanizmi dhe kushtet për mbajtjen e Haxhit këtë vit do të shpallen më vonë“, sipas një raporti të The Guardian.
Vitin e kaluar vendi lejoi vetëm një numër të kufizuar pelegrinësh të brendshëm për të kryer Haxhin.