Ardi Veliu takon nënën e djalit të dhunuar nga Policia: i kërkon ndjesë publike

Nga Exit News
Ardi Veliu takon nënën e djalit të dhunuar nga Policia: i kërkon ndjesë publike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka takuar nënë e djalit të dhunuar në 16 maj nga 4 policë, Zaida Çobo.

“Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes)”, shkruan në deklaratën për shtyp Zoti Ardi Veliu.

Drejtori i Policisë Veliu, në një tentativë për të mbrojtur policët që dhunuan në maj një 15 vjeçar, bëri publike një video të së emës. Në video ajo shfaqej duket i drejtuar pistolektën një gruaje tjetër.

Zaida Çela, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, e ka paditur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu. Ajo e akuzoi Veliun për cënim të nderit e dinjitetit dhe publikim të të dhënave personale. Zonja Çobo kërkon nga Veliu një dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>