
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në Polici konfirmoi në detyrë Ardian Cipën, të martën.
Trupa e vlerësimit e përbërë nga Ledian Rusta, Sonila Kadareja, Luljeta Qoku nuk evidentoi asnjë problem në tre kriteret e vlerësimit – aftësitë profesionale në atë të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.
Cipa aktualisht është përgjegjës i Departamentit në Drejtorinë e Formimit të Vazhdueshëm, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Më parë ai ka qënë drejtor i Policisë së Tiranës dhe kandidat për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.