
Argjentina nisi të martën vaksinimin e popullsisë me vaksinën ruse Sputnik V.
Ajo ka përdorur 300 mijë doza të vaksinës anti-COVID, Sputnik V, të prodhuar nga Rusia.
Qeveria njoftoi se dozat janë pranuar javën e kaluar.
Argjentina është goditur rëndë nga pandemia COVID-19, pasi ka regjistruar mbi 1.6 milionë raste dhe 42.868 viktima.
Sipas zyrtarëve punëtorët shëndetësorë do të jenë të parët që do të vaksinohen, më pas forcat e sigurisë, mësuesit, të moshuarit dhe grupet tjera të rrezikuara.
Argjentina është shteti i tretë që ka aprovuar vaksinën Sputnik V, pas Rusisë e Bjellorusisë.