Argjentina nis vaksinimin me Sputnik V të Rusisë

Nga Exit News
Argjentina nis vaksinimin me Sputnik V të Rusisë

Argjentina nisi të martën vaksinimin e popullsisë me vaksinën ruse Sputnik V.

Ajo ka përdorur 300 mijë doza të vaksinës anti-COVID, Sputnik V, të prodhuar nga Rusia.

Qeveria njoftoi se dozat janë pranuar javën e kaluar.

Argjentina është goditur rëndë nga pandemia COVID-19, pasi ka regjistruar mbi 1.6 milionë raste dhe 42.868 viktima.

Sipas zyrtarëve punëtorët shëndetësorë do të jenë të parët që do të vaksinohen, më pas  forcat e sigurisë, mësuesit, të moshuarit dhe grupet tjera të rrezikuara.

Argjentina është shteti i tretë që ka aprovuar vaksinën Sputnik V, pas Rusisë e Bjellorusisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>