
Argjentina ka legalizuar abortin, duke u bërë kështu i pari shtet në Amerikën Latine që miraton këtë ligj.
Kongresi i Argjentinës vendosi që të lejojë abortet në vend për shtatzënitë deri në 14 javë.
Ligji u votua me 38 vota pro, 29 kundër dhe një abstenim gjatë një seance të gjatë.
Argjentina nuk i lejonte abortet vetëm në rastet e përdhunimit apo në rastet kur shëndeti i mamasë ishte në rrezik.
Projektligji ishte pranuar nga Dhoma e Deputetëve më herët gjatë këtij muaji.
Kisha Katolike e ka kundërshtuar këtë lëvizje duke i bërë thirrje senatorëve ta refuzojnë projektligjin. Ajo ka një ndikim të madh në vend.
Aktivistët shpresojnë se vendimi i Argjentinës do të ndikojë që edhe vendet e tjera që të ndjekin të njëjtën rrugë.
Presidenti argjentinas Alberto Fernandez, e ka mbështetur ligjin dhe e ka prezantuar si një prej premtimeve të fushatës së tij.
“Jam katolik, por më duhet ta legalizoj për të gjithë qytetarët në vend”, ka thënë ai më herët.