Arjana Fullani kundër vendimit për heqjen e statusit të magjistrates për 15 vjet

Nga Exit News
Arjana Fullani kundër vendimit për heqjen e statusit të magjistrates për 15 vjet

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të mos i hiqet statusi i magjistrates për 15 vite, siç ka vendosur KPK-ja.

Të mërkurën KPA-ja po zhvillon seancën e parë me Fullanin, por nuk dihet ende nëse vendimi për të do të merret sot.

Në vitin 2019, Arjana Fullani kërkoi ndërprerje të procesit të vetingut të saj pasi i kishte mbaruar statusi i anëtares së Gjykatës së Lartë dhe refuzoi të shkonte në gjykatë të Apelit. Pra ajo u dërhoq nga çdo post në sistemin e drejteësisë.

Komisioni në vendimin e korrikut 2019 vendosi ndërprerjen e procesit dhe humbjen e të drejtës për të qënë pjesë e sistemit të drejtesisë për 15 vjet. Kjo me argumentin se Fullani ka dhënë dorëheqjen nga statusi i gjyqtares.

Fullani argumenton se ajo ka dhënë dorëheqjen para se të niste procesi i vetingut dhe kështu nuk duhet të penalizohet nga parashikimi i mësipërm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>