Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për të përjashtuar nga sistemi i drejtesisë për 15 vite ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani.
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani kishte kërkuar nga KPA-ja të mos i hiqej statusi i magjistrates për 15 vite, siç ka vendosur KPK-ja.
Në vitin 2019, Arjana Fullani kërkoi ndërprerje të procesit të vetingut të saj pasi i kishte mbaruar statusi i anëtares së Gjykatës së Lartë dhe refuzoi të shkonte në gjykatë të Apelit. Pra ajo u dorëhoq nga çdo post në sistemin e drejtësisë.
Komisioni, në vendimin e korrikut 2019, vendosi ndërprerjen e procesit dhe humbjen e të drejtës për të qënë pjesë e sistemit të drejtesisë për 15 vjet. Kjo me argumentin se Fullani ka dhënë dorëheqjen nga statusi i gjyqtares.
Fullani argumentoi se ajo ka dhënë dorëheqjen para se të niste procesi i vetingut dhe kështu nuk duhet të penalizohet nga parashikimi i mësipërm.