Armand Shkullaku: Figurat e reja shërbejnë si makiazh për partitë

Nga Exit News
Armand Shkullaku: Figurat e reja shërbejnë si makiazh për partitë

Armand Shkullaku mendon se figurat e reja të servirura nga partitë politike, në çdo zgjedhje, janë thjesht një makiazh propagandistik.

“Nuk ka asnjë shpresë që prurjet e reja të sjellin këtë frymë. Të kopjosh një model është një gjë, por kjo nuk krijon frymë. 2005 ishte hera e parë dhe e fundit që një parti erdhi duke krijuar frymë dhe diskutim.

‘Të gjithë një m … jemi, por na zgjidhni ne se jemi e keqja më e vogël. Të rinjtë që po sjellim i duam thjesht për makiazh. Opozita thjesht duhet të jetë realiste, të thotë ‘ne jemi këta që jemi’ dhe ‘na votoni për normalitetin”, tha Shkullaku në një intervistë për emisionin “Me Pak Fjalë”, në Euronews.

Ai vlerësoi se partitë politike janë kthyer në pronë të një personi të vetëm, duke dëmtuar demokracinë në vend:

“Ne jemi një karikaturë e demokracisë funksionale sepse partitë politike i kemi kthyer në pronë të një njeriu të vetëm.”

Shkullaku vlerësoi procesin e zgjedhjeve të kandidatëve për deputet në PD, duke e quajtur të parin e këtij lloji në vend:

“Procesin e ri nuk dua ta paragjykoj, sepse flasim në bazë të fakteve. Është i pari në këtë lloj.

Në bazë nuk ka ndikim të Lulzim Bashës, ndërsa për Komisionin, i cili do të skualifikojë 50 përqind të kandidaturave, kam besim të plotë se do të bëjnë punën.

Basha do të gjykohet se çfarë emrash do të fusi në 20 përqindëshin e vet.

Ti japim Bashës të drejtën që i takon dhe të mbajmë një sy kritik nëse do të ketë devijime nga ky proces.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>