Arrest shtëpie për gjyqtaren Margjeka

Nga Exit News
Arrest shtëpie për gjyqtaren Margjeka

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Posaçme në nëntor ndryshoi masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, ndërsa tani ka kthyer arrestin në shtëpi sërish.

Margjeka akuzohet për korrupsion për lehtësimin e masës së sigurisë për një të akuzuar.

Margjeka e konsideroi vendimin e gjykatës si politik duke argumentuar se po hakmerren ndaj saj për shkak të vendimit kundër kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako.

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë në 1 dhjetor edhe për bashkëshortin e gjyqtares, Mimoza Margjeka.

Arben Cara u la në arrest shtëpie. Ai ndodhej në paraburgim pasi gjykata vendosi më herët arrest me burg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>