Arrestimi i Xhulia Aliajt është akt i paligjshëm

Nga Alice Elizabeth Taylor
Arrestimi i Xhulia Aliajt është akt i paligjshëm

Xhulia Aliaj, 25 vjeç u arrestua nga policia sepse postoi në faqen e saj në facebook një artikull të portalit avvenire.it, i cili shkruante se cisternat e naftës në Porto Romano, në Durrës, ishin carë dhe rrezikonin të rrëzoheshin. Portali tani e ka hequr artikullin.

Aliaj artikullin e shoqëroi me statusin në profili e saj privat në Facebook:

“Ne i kërkojmë qeverisë dhe autoriteteve portuale të Porto Romanos të kontrollojnë gjendjen e depozitave të naftës. Jemi të frikësuar. Presim Përgjigje.”

Ajo i bëri thirrje banorëve të zonës të largoheshin sepse zona ishte e pasigurtë, duke përsëritur artikullin e medias italiane.

Arrestimi i saj u dënua gjërësisht nga anëtarët të shoqërisë civile. Arqipeshku i Rrëshenit Dom Gjergj Meta bëri thirrje për lirimin e saj.

Dom Meta tha se Aliaj “është një qytetare e mirë e cila e do vendin e saj” dhe arrestimi i saj është “ i nxituar dhe jo propocional”, një veprim që nuk mund të tolerohet në një vend demokratik. Ai shtoi se ai i njeh “cilësitë humane dhe qytetare” të Aliajt dhe i bëri thirrje autoriteteve dhe policisë ta lirojnë menjëherë.

Avokati Adriatik Llapaj shkroi në Facebook se policia nuk ka asnjë bazë ligjore për të arrestuar vajzën sepse ajo nuk kishte për qëllim përhapjen e paniku, por sigurinë e banorëve. Ai shtoi se qeveria ka detyrën të kontrollojë këto zona dhe bëri thirrje për lirimin e saj.

Dy ditë pas tërmetit, Kryeministri Edi Rama lajmëroi se ai do të “ndërhynte me forcë” në mediat që përhapnin lajme të rreme.

Ai tha se ky vendim bazohej në bazën ligjore të gjendjes së emergjencës. Në dy postime në Tweeter Kryeministri shkroi:

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Qeveria Rama shpalli para disa ditësh“gjendjen e fatkeqësisë natyrore”. Kjo e fundit nuk lejon arrestimin dhe burgosjen e qytetarëve të frikësuar, të cilët postojnë në profilin e tyre privat në Facebook të kapur nga paniku dhe në mungesë të plotë informacioni nga institucionet qeveritare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>