Arrestohen 2 punonjës të ndërtimit ku humbi jetën një person

Nga Exit News
Arrestohen 2 punonjës të ndërtimit ku humbi jetën një person

Policia e Durrësit arrestoi sot administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të një pallati, ku dje humbi jetën roja.

Thoma Rusa, 62 vjeç, ra nga kati i dytë i pallatit në ndërtim dhe humbi jetën menjëherë.

Administratori dhe inxhinieri i firmës akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë brenda muajit janar, ku punëtorët humbasin jetën në punë.

Në fillim të janarit, në Korçë, një punëtor humbi jetën dhe një tjetër u plagos për shkak të moszbatimit të rregullave të punës me betonieren, teksa po punonin në një objekt 4-katësh.

Ndërkohë 34 punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në punë, në periudhën janar-nëntor 2019. Industria e ndërtimit është ajo ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>