
Policia ka arrestuar 4 shtetas për transport të lëndëve narkotike. Policia e Lezhës njoftoi se ata u kapën dukë shkëmbyer 1,7 kilogramë kanabis.
Personat e arrestuar janë O. K., 23 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, banues në Mirditë dhe i shtetasve K. Sh., 33 vjeç dhe E. Gj., 27 vjeç, banues në Skuraj, Kurbin.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas.