Arrestohen 5 persona për shpërndarje testesh anti-COVID pa licensë

Nga Exit News
Arrestohen 5 persona për shpërndarje testesh anti-COVID pa licensë

Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur një në kërkim pasi akuzohen se pajisnin qytetarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar.

Sipas policisë këta persona kanë pajisur me teste të shpejta 483 shtetas të cilët do udhëtonin drejtë Italisë, pa qenë të licensuar nga institucionet shtetërore.

Dyshimet janë se testet e lëshuara nga laboratori që menazhonin këta persona ishin false dhe nuk tregonin nëse dikush ishte ose jo i infektuar nga COVID-19.

Akuzat mbi grupin janë kontrabandë, fshehje të ardhurash, mashtrim dhe për dy prej tyre, moskallëzim krimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>