Qindra policë të Hong Kong-ut mësynë mëngjesin e të enjtes zyrat e gazetës opozitare “Apple Daily” dhe arrestuan drejtuesit e saj.
Autoritetet në Hong Kong i akuzojnë ata për bashkëpunim me vende të huaja për të rrezikuar sigurinë kombëtare.
Masa ëshë konsideruar si goditja më e fundit ndaj pronarit të gazetës Jimmy Lai, i cili është tashmë i burgosur dhe i janë ngrirë të gjitha asetet ekonomike.
Operacioni i policisë është një përshkallëzim domethënës në lëvizjet e qeverisë kundër shtypit në Hong-Kong.
Pronari i gazetës, Jimy Lai ndodhet në burg që prej gushtit të vitit të shkuar nën akuzat e shkeljes së ligjit të sigurisë kombëtare të vendosur nga Kina.
Ligji i sigurisë kombëtare u vendos nga Pekini, me bekimin e qeverisë së Hong Kong-ut, në qershor të vitit 2020 dhe që prej asaj kohe ka çuar në arrestime të më shumë se 100 individëve, përfshi 54 për mbajtjen e sondazheve demokratike. Politikanët dhe aktivistët ishin midis të arrestuarve, dhe shumicës iu mohua lirimi me kusht.
Arrestimi Lai-t erdhi pas mbështetjes që Apple Daily bëri për protestat kundër Kinës që shpërthyen në Hong Kong gjatë 2019.