Dje, policia arrestoi pesë persona, nga 30 deri ne 49 vjeç, pjesë e një grupi trafikantësh droge. Autorët u kapën në flagrancë, nëpërmjet një të infiltruari të policisë që bashkëpunonte me ta.
Ky grup transportonte drejt Italisë lloje të ndryshme droge. Në momentin e arrestimit, atyre iu gjetën 600 gr heroinë, 400 gr kokainë dhe 500 gr kanabis sativa, 5300 euro, një automjet dhe 10 celularë.