
Policia ka arrestuar të martën një 22-vjeçare të infektuar me Covid-19 në Lushnje, e cila kishte thyer karantinën.
Gjatë vizitës për kontroll, policia nuk e ka gjetur 22-vjeçarën në shtëpinë e saj. ajo kishte shkuar tek prindërit në një fshat të qytetit.
Tani ajo do të hetohet për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, parashikuar në ndryshimet që iu bënë Kodit Penal gjatë muajve të fundit.