
Një 46-vjeçar u arrestua të dielën nga policia e Pogradecit, teksa ishte duke transportuar rreth 56 emigrant të paligjshëm me automjetin e tij.
Shtetasi A. M., banues në Durrës, do të përballet me akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.
Policia nuk ka dhënë informacion mbi origjinën e emigrantëve, por në njoftim theksohet se qëllimi i tyre ishte kalimi drejt vendeve të Be-së.