Arrestohet 5 persona për dhunë në familje dhe trafik droge

Nga Exit News
Arrestohet 5 persona për dhunë në familje dhe trafik droge

Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale që nga shuna në familje deri në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Personat e arrestuar janë:

J. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, pa leje drejtimi.

M. N., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur.

K. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

P. Ç., banues në fshatin Mallkuç, për trafikun e 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

F. M., 58 vjeç, banues në Luz, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>