Arrestohen 5 persona, po transportonin 25 emigrantë të paligjshëm

Nga Exit News
Arrestohen 5 persona, po transportonin 25 emigrantë të paligjshëm

Pesë persona janë arrestuar, të enjten, nga policia e Korçës teksa transportonin 25 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

Policia arrestoi në fillim katër persona në dalje të qytetit të Maliqit. Ata I kishin premtuar  transportin nga Korça, drejt Tiranës e më pas drejt një prej pikave kufitare të veriut, kundrejt një pagese prej 500 eurosh.

Ndërsa një tjetër u arrestua më vonë me katër emigrantë në makinë.

Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>