Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Ibrahim Hoxha dhe tre persona të tjerë, mes të cilëve dhe i biri, u arrestuan për korrupsion, dje në mbrëmje.
Gjyqtari akuzohet se ka pranuar të marrë rryshfet për të dhënë një vendim gjyqi në favor të Dritan Jazexhiut, edhe ky i arrestuar dje teksa po jepte sasinë e parave.
Dritan Jazexhiu në bashkëpunime me sekserin Nevruz Gajdja kishin biseduar me gjytarin Hoxha për ta bindur të pranonte rryshfetin, ndërsa djali i këtij të fundit ishte personi që shkoi të merrte shumën prej 600 mijë lekësh për të cilën ishte rënë dakord.
Policia mësoi për takimet mes dy palëve nga përgjimet që i bëheshin Dritan Jazexhiut. Ky i fundit, për çështjen e pronësisë për të cilën është në proces gjyqësor, ka pasur dhe konklifte të mëparshme.