Policia ka arrestuar gjatë natës Henri Çilin, pronari i Universitetit Europian të Tiranës dhe 11 persona të tjerë, të akuzuar për ndikim të paligjshëm tek gjyqtarët për lirimin e dy prej të dënuarve të bandës së Lazaratit.
Prokuroria e akuzon Henri Çilin për falsifikim të dokumenteve, mashtrim edhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm te organet e drejtësisë.
Sipas gazetares Dorjana Bezat për BalkanWeb, Henri Çili dyshohet se i ka premtuar dy prej të dënuarve të çështes Lazarati, Arbion Alikos dhe vëllait të tij, se do të ndërhyjë tek gjyqtari për të lehtësuar dënimin, në këmbim të parave e pronave.
Arbion Aliko është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite.
Bashkë më Çilin janë arrestuar dhe Ilir Korbi, drejtori juridik i UET-së, biznesmeni Sait Fishta, shoferi personal i Çilit dhe 8 persona të tjerë.
Hetimet janë bërë nga prokuroria e Përmetit dhe kanë nisur në shtator 2019.