Ish-Presidentja boliviane Jeanine Anez u arrestua për përfshirjen e dyshuar në “grusht shteti” kundër udhëheqësit të majtë Evo Morales në 2019, njoftoi qeveria boliviane, të shtunën, sipas Reuters.
Morales dha dorëheqjen dhe u arratis nga Bolivia në 2019 pas protestave të ashpra kundër qeverisë së tij dhe akuzave për mashtrim elektoral.
Anez, një ish-deputet, mori detyrën e presidentit të përkohshëm, por 11 muaj më vonë partia socialiste e Moralesit u kthye në pushtet në zgjedhjet e tetorit 2019.
Ministri i qeverisë Eduardo del Castillo tha se Zyra e Prokurorit Publik lëshoi një urdhër arresti për Anez “për shkak të akuzava për organizim të grushtit të shteti në vendin tonë”.
Kjo akuzë është bërë vazhdimisht nga presidenti Morales, presidenti për gati 14 vjet i Bolivisë, kundër kundërshtares së tij politike Anez.
“Përndjekja politike ka filluar,” tha Anez në postimin e saj në rrjetet sociale. “MAS ka vendosur të kthehet në stilet e diktaturës”, shtoi ajo.
Kandidimi i Morales për herë të katërt për president të bolivisë në 2019 nxiti protestat e qytetarëve. Zgjedhjet e fituara prej tij u anulluan dhe u konsideruan të vjedhura nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS). Ndërsa, përkrahësit e tij pretenduan se ai u përjashtua me një grusht shteti.
Qeveria kujdestare e Anez, gjatë detyrës 11-mujore, nisi arrestimin e disa anëtarë të qeverisë së mëparshme të Morales.
Prokurorët bolivian po kërkojnë gjithashtu të arrestojnë edhe dy ish-komandantë të akuzuar nga qeveria aktuale për përfshirje në grusht shteti të pretenduar kundër Morales. Ushtria e kishte nxitur Morales të jepte dorëheqjen gjatë protestave në 2019.
Prokuroria ka lëshuar urdhër arrestimi për ish-shefin e policisë Yuri Calderón dhe ish-komandantin e Forcave të Armatosura Ëilliams Kaliman l me akuzat për terrorizëm, kryengritje dhe komplot.