
Kryetari i komunës së Ulqinit shqiptari Loro Nrekiç është arrestuar, të hënën, pasi akuzohet për punësime partiake në administratën shtetërore.
Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Ulqin ka lëshuar urdhër arrestet për Nrekiç dhe katër punonjës të tjerë të komunës.
Ata janë:
- Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin;
- Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit;
- Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit;
- Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.