Arrestohet kryetari shqiptar i Komunës së Ulqinit

Nga Exit News
Arrestohet kryetari shqiptar i Komunës së Ulqinit

Kryetari i komunës së Ulqinit shqiptari Loro Nrekiç është arrestuar, të hënën, pasi akuzohet për punësime partiake në administratën shtetërore.

Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Ulqin ka lëshuar urdhër arrestet për Nrekiç dhe katër punonjës të tjerë të komunës.

Ata janë:

  • Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin;
  • Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit;
  • Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit;
  • Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>