Një 16 vjeçar sirian u arrestua të enjten në Norvegji si i dyshuar për organizimin e një akti terrorist të mundshëm në vend, raporton Reuters.
Policia norvegjeze tha se adoleshenti u arrestua do të qendrojë për dy javë në burg. Ndërsa avokati i tij bëri thirrje për lirimin e 16 vjeçarit.
“Ai nuk ka kryer asnjë krim”, tha avokati mbrojtës për televizionin public norvegjez, NRK. Policia nuk bëri publike asnjë të dhënë për arsyet e arrestimit.