Policia e Pogradecit arrestoi një 24 vjeçar për trafikim të 5 shtetasve të huaj, të hënën.
I arrestuari me banim në Vlorë po transportonte me makinën e tij 5 emigrantë sirianë, nga Pogradeci në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, me qëllim ndihmën për kalimin e kufirit në një nga vendet e BE-së.