
Një 25-vjeçar, me inicialet E.V u arrestua të hënën për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Policia e Tiranës njoftoi se personit iu gjet një sasi marjuane, një armë zjarri automatik, 40 fishekë, një sasi lënde plasëse, gjatë kontrollit në një ambjent në pronësi të tij, në Shijak.
Materialet i kaluan prokurorisë për hetim.