
Një infermier i Urgjencës së Spitalit të Korçës është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur farmacinë e spitalit.
Sipas policisë, infermieri kishte vjedhur në dy raste ilaçe me vlerë deri në 1 milion lekë të reja të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale.
Infermieri kujdesej për pacientët me COVID, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.
Ai ka pranuar para hetuesve vjedhjen e ilaçeve, raporton Euronews Albania por është justifikuar me faktin se kishte borxhe dhe kredi për të shlyqer.