Një 44-vjeçar, me origjinë shqiptare dhe një grua rumune 34-vjeçare u arrestuan të premten nga policia italiane, pasi u kapën duke transportuar 17 kg kokainë.
Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, fillimisht ata u pikasën nga policia për shkak se po udhëtonin me shpejtësi të lartë.
Pas ndalimit, dyshja shfaqi shenja nervozizmi, gjë ngjalli dyshime tek autoritetet, të cilët sollën një qen anti-drogë për kontrollin e mjetit.
Ky i fundit nuhati lëndën narkotike, të fshehur në pjesën e pasme të modifikuar enkas të makinës.
Sipas policisë, droga e kapur kapte vlerën e 2 milion eurove.