Akuzohej për korrupsion, arrestohet drejtori i Emergjencave Civile për Lushnjen, Robert Shtëmbari.
Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e tij me akuzën për korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas lapsi.al, Shtëmbari akuzohet si i dyshuar për marrjen e shumës 100 mijë lekë një qytetari për një vend pune.
Robert Shtëmbari është emëruar në këtë detyrë si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.